Bisedimet e Amir Abdulahjan me Bashar Asad në Damask
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i43399-bisedimet_e_amir_abdulahjan_me_bashar_asad_në_damask
Presidenti i Sirisë ka deklaruar se Republika Islamike e Iranit ka qenë mbështetësja më e madhe e popullit të Sirisë gjatë krizës gjashtë vjeçare të këtij vendi.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 26, 2017 11:52 Europe/Tirane
  • Bisedimet e Amir Abdulahjan me Bashar Asad në Damask

Presidenti i Sirisë ka deklaruar se Republika Islamike e Iranit ka qenë mbështetësja më e madhe e popullit të Sirisë gjatë krizës gjashtë vjeçare të këtij vendi.

Agjencia shtetërore iraniane e lajmeve njoftoi se Bashar Asad, presidenti i Sirisë, të enjten në takim me Husejn Amir Abdulahjan, asistenti special për çështje ndërkombëtare i kryetarit të Parlamentit Islamik të Iranit, vuri në dukje avancimet e fundit të rezistencës së Sirisë në luftën kundër terroristëve takfiristë dhe shtoi: "Irani është partner i Sirisë në këto fitore". Nga ana e tij Husejn Amir Abdulahjan gjithashtu në këtë takim uroi presidentin sirian për fitoret frontale në qytetin Alepo dhe sukseset politike në takimin e negociatave në Astana të Kazakistanit. Gjithashtu më parë në Damask, Amir Abdulahjan ka zhvilluar takime me liderët palestinezë me të cilët ka biseduar rreth zhvillimeve më të fundit në rajon dhe në Palestinë. Liderët palestinezë gjithashtu, në këtë takim kanë deklaruar se përpjekjet e fshehura dhe të hapura të disa vendeve arabe për normalizimin e marrëdhënieve me regjimin e sionist janë tradhti ndaj idealeve të popullit të Palestinës dhe për çlirimin e Kodsit të pushtuar. Husejn Amir Abdulahjan të mërkurën në krye të një delegacioni ka shkuar në Damask për një vizitë dyditore. Asistenti special për çështje ndërkombëtare i kryetarit të Parlamentit Islamik të Iranit para vizitës në Siri, ka vizituar edhe Libanin ku u takuar funksionarët libanezë me të cilët ka biseduar rreth marrëdhënieve bilaterale dhe zhvillimet në rajonin e Lindjes së Mesme.