Larixhani; Amerikën e ka zënë fobia nga vetvetja
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i43625-larixhani_amerikën_e_ka_zënë_fobia_nga_vetvetja
Vendimi i fundit i qeverisë amerikane, e cila ka ndaluar dhënien e vizave për shtetasit iranianë, tregon se Amerika ka fobi dhe frikësohet nga vetvetja.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Janar 29, 2017 10:13 Europe/Tirane
  • Larixhani; Amerikën e ka zënë fobia nga vetvetja

Vendimi i fundit i qeverisë amerikane, e cila ka ndaluar dhënien e vizave për shtetasit iranianë, tregon se Amerika ka fobi dhe frikësohet nga vetvetja.

Kështu deklaroi sot Ali Larixhani kryetar i parlamentit islamik të Iranit, në reagimin e tij ndaj dekretit të presidenti Donald Trump për bllokimin e futjes së shtetasve nga Irani, Iraku, Somalia, Sudani, Libia, Siria dhe Jemeni në territorin amerikan. Në hapjen e seancës së stome parlamentare, kryetari Larixhani tha se me këtë veprim qeveria amerikan tregoi fytyrën e saj raciste dhe agresive dhe vërtetoi se pretendimet për demokraci dhe të drejtat e njeriut të Uashingtoni janë vetëm mashtrime. Ali Larixhani tha se përmendja e emrit të Iranit për gjoja akte terroriste është një sarkazëm dhe shtoi se të gjithë janë në dijeni të faktit se Irani i gjithi po lufton kundër terrorizmit për vite me radhë.