Zarif: Irani synon vendosjen e stabilitetit në Afganistan
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i43669-zarif_irani_synon_vendosjen_e_stabilitetit_në_afganistan
Ministri i punëve të jashtme të RII u takua sot në Teheran me z. Tadamichi Jamamoto, i dërguari special i sekretarit të përgjithshëm të OKB për çështjen e Afganistanit, theksoi se politika parimore e Iranit është përkrahja e qeverisë së unitetit kombëtar të Afganistanit dhe konsolidimi i sigurisë dhe stabilitetit në këtë vend.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 29, 2017 16:28 Europe/Tirane
  • Zarif: Irani synon vendosjen e stabilitetit në Afganistan

Ministri i punëve të jashtme të RII u takua sot në Teheran me z. Tadamichi Jamamoto, i dërguari special i sekretarit të përgjithshëm të OKB për çështjen e Afganistanit, theksoi se politika parimore e Iranit është përkrahja e qeverisë së unitetit kombëtar të Afganistanit dhe konsolidimi i sigurisë dhe stabilitetit në këtë vend.

Mohamed Xhevad Zarif tha se Irani është plotësisht i gatshëm të bashkëpunojë me OKB për realizimin e objektivave paqësore të kësaj organizate në Afganistan. Nga ana e tij, z. Tadamichi Jamamoto, i dërguari special i sekretarit të përgjithshëm të OKB për çështjen e Afganistanit, në këtë takim falënderoi qeverinë iraniane për qëndrimet konstruktive dhe për ndihmën e pakursyer që i ka dhënë popullit dhe qeverisë së Afganistanit dhe shtoi se OKB dëshiron thellimin e bashkëpunimit me Iranin dhe vazhdimin e rolit konstruktiv në Iranit në vendosjen e  paqes dhe stabilitetit në Afganistan.