Zarif: Irani synon vendosjen e stabilitetit në Afganistan
Ministri i punëve të jashtme të RII u takua sot në Teheran me z. Tadamichi Jamamoto, i dërguari special i sekretarit të përgjithshëm të OKB për çështjen e Afganistanit, theksoi se politika parimore e Iranit është përkrahja e qeverisë së unitetit kombëtar të Afganistanit dhe konsolidimi i sigurisë dhe stabilitetit në këtë vend.
Mohamed Xhevad Zarif tha se Irani është plotësisht i gatshëm të bashkëpunojë me OKB për realizimin e objektivave paqësore të kësaj organizate në Afganistan. Nga ana e tij, z. Tadamichi Jamamoto, i dërguari special i sekretarit të përgjithshëm të OKB për çështjen e Afganistanit, në këtë takim falënderoi qeverinë iraniane për qëndrimet konstruktive dhe për ndihmën e pakursyer që i ka dhënë popullit dhe qeverisë së Afganistanit dhe shtoi se OKB dëshiron thellimin e bashkëpunimit me Iranin dhe vazhdimin e rolit konstruktiv në Iranit në vendosjen e paqes dhe stabilitetit në Afganistan.