5 persona vriten gjatë sulmit me armë në një xhami në Kanada
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i43709-5_persona_vriten_gjatë_sulmit_me_armë_në_një_xhami_në_kanada
Nga një sulm me armë në një xhami në qytetin Quebek të Kanadasë, janë vrarë të paktën 5 persona dhe janë plagosur disa të tjerë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 30, 2017 04:06 Europe/Tirane
  • 5 persona vriten gjatë sulmit me armë në një xhami në Kanada

Nga një sulm me armë në një xhami në qytetin Quebek të Kanadasë, janë vrarë të paktën 5 persona dhe janë plagosur disa të tjerë.

Kanali televiziv Press Tv njoftoi se sipas deklaratës së kryetarit të Qendrës Kulturore Islamike të Quebek, ngjarja ka ndodhur dje në kohën kur disa persona kanë shtënë me armë në drejtim të myslimanëve të cilët ishin duke falur namazin. Një dëshmitar okular ka thënë për agjencinë Reuters të lajmeve se 3 persona të armatosur kanë shtënë me armë dret 40 personave që ishin duke falur namazin në këtë xhami. Zëdhënësi i policisë së këtij qyteti ka konfirmuar viktimat e këtij sulmi dhe ka thënë se janë arrestuar dy persona në lidhje me këtë ngjarje. Autoritet zyrtare të këtij qyteti kanë deklaruar solidaritetin e tyre me myslimanët.