Ministri i jashtëm i Francës mbërrin në Teheran
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i43731-ministri_i_jashtëm_i_francës_mbërrin_në_teheran
Ministri i jashtëm francez në krye të një delegacioni të nivelit të lartë politik dhe ekonomik, mbërriti sot në Teheran, ku do të takohet me funksionarë të lartë të RII.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 30, 2017 16:28 Europe/Tirane
  • Ministri i jashtëm i Francës mbërrin në Teheran

Ministri i jashtëm francez në krye të një delegacioni të nivelit të lartë politik dhe ekonomik, mbërriti sot në Teheran, ku do të takohet me funksionarë të lartë të RII.

Zhan Mark Ayrault, ministër i jashtëm i Francës, gjatë vizitës dyditore në Teheran do të takohet me homologun e tij iranian Mohamed Xhevad Zarif, me presidentin e RII dr. Hasan Ruhani, me kryetarin e parlamentin z. Ali Larixhani dhe me sekretarin e këshillit suprem të sigurisë kombëtare të Iranit admiral Ali Shamkhani. Temat kryesore të bisedimeve të shefit të diplomacisë franceze me funksionarët iranianë do të jenë rrugët e zgjerimit të marrëdhënieve Teheran-Paris si dhe diskutimi i krizave rajonale e ndërkombëtare. Të martën, ministri i jashtëm francez bashkë me ministrin e jashtëm iranian do të marrin pjesë në takimin e parë të komisionit të përbashkët ekonomik irano-francez, ku do të nënshkruhen disa marrëveshje bashkëpunimi mes Iranit dhe Francës.