Fillon manifestimi i Dhjetëditëshit të Faxhrit të Revolucionit Islamik të Iranit
Sot, e martë më 12 bahman 1395 hixhri shamsi që përkon më 31 janar 2017, zhvillohet ceremonia e festës së Dhjetëditëshit të Faxhrit (përvjetori i fitores) të Revolucionit Islamik të Iranit.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se ceremonia e Dhjetëditëshit të Faxhrit (përvjetori i fitores së Revolucionit Islamik) fillon sot në mëngjes në ora 09:33, njëkohësisht me përvjetorin e arritjes së Imam Khomeinit (ra), themeluesit të Republikës Islamike të Iranit, në Teheran duke i rënë ziles së Revolucionit në mauzoleun e tij dhe në të gjitha shkollat e Iranit. Me këtë rast zhvillohet edhe një ceremoni e veçantë me marshimin e motoçiklistëve nga aeroporti "Mehr Abad" në Teheran deri në zonën Behesht Zahra dhe hedhja e luleve në këtë rrugë nga helikopterët. Manifestimi i Dhjetëditëshit të Faxhrit shoqërohet me rënien e kambanave të kishave, zileve të shkollave, burive të trenave dhe të anijeve në shenjë respekti për këtë ditë historike. Ndërkohë ceremonia zyrtare për fillimin e manifestimit të Dhjetëditëshit të Faxhrit të Revolucionit Islamik të Iranit zhvillohet në mauzoleun e Imam Khomeinit (ra), themeluesit të Republikës Islamike të Iranit në aeroportin Mehr Abad të Teheranit me pjesëmarrjen e qytetarëve dhe të funksionarëve shtetërorë dhe ushtarakë të Republikës Islamike të Iranit. Kjo ceremoni do të ndiqet nga 500 gazetarë dhe përfaqësues të mediave. Vlen të theksohet se 38 vite më parë në një ditë si kjo më 12 bahman 1357 hixhri shamsi (1 shkurt 1979), Imam Khomein (ra), themeluesi i Republikës Islamike të Iranit, pas 15 vjet internimi jashtë vendit, u kthye përsëri në Iran ku u prit nga miliona qytetarë iranianë. Dhjetë ditë pas kthimit të Imam Khomeinit (ra) në Iranit, më 22 bahman 1357 hixhri shamsi (11 shkurt 1979), Revolucioni Islamik i Iranit arriti në fitore.