Zarif thekson mbi legjitimitetin e programit mbrojtës dhe raketor të Iranit
Ministri i jashtëm i Iranit ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundër politizimit të përpjekjeve legjitime të Republikës Islamike të Iranit për të përforcuar kapacitetet e saj mbrojtëse.
"Ne shpresojmë se çështja e programit të mbrojtjes së Iranit nuk do të kthehet në një pretekst për lojëra politike", tha z. Mohamed Xhevad Zarif në një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun e tij francez Jean-Marc Ayrault në Teheran të martën. Zarif duke ju referuar provave të raketave balistike të RII - që vendi rregullisht i realizon për të rritur nivelet e veta mbrojtëse - tha se çështja e këtyre manovrave nuk bie ndesh me rezolutën 2231 të KS të OKB. Rezoluta 2231 u miratua më 20 korrik 2015 për miratimin e marrëveshjes bërthamore midis Iranit dhe gjashtë fuqive botërore, e njohur si Plani i Përbashkët i Veprimit Gjithëpërfshirës (JCPOA). Sipas rezolutës, Iranit i kërkohet për të mos ndërmarrë asnjë aktivitet lidhur me raketat që mund të shndërrohen në armë bërthamore. Irani thotë se nuk është i përfshirë në ndonjë punë të tillë të raketave dhe nuk ka mbushje të tilla. Zarif tha se të gjitha palët e JCPOA, duke përfshirë edhe Francën dhe administratën e mëparshme të SHBA, kanë vërtetuar që testet e raketave të Iranit nuk kanë të bëjnë me marrëveshjen bërthamore.