Testimet raketore të Iranit nuk janë në kompetencën e dikujt tjetër
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i43843-testimet_raketore_të_iranit_nuk_janë_në_kompetencën_e_dikujt_tjetër
Zëdhënësi i Ministrisë së punëve të jashtme të RII ka thënë: Testimet raketore janë e drejtë ekskluzive vetëm e RII në mbrojtjen e sigurisë dhe interesit kombëtar dhe nuk është në kompetencën e askujt të shfaq pikëpamje në lidhje me këto testime.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 31, 2017 15:54 Europe/Tirane
  • Testimet raketore të Iranit nuk janë në kompetencën e dikujt tjetër

Zëdhënësi i Ministrisë së punëve të jashtme të RII ka thënë: Testimet raketore janë e drejtë ekskluzive vetëm e RII në mbrojtjen e sigurisë dhe interesit kombëtar dhe nuk është në kompetencën e askujt të shfaq pikëpamje në lidhje me këto testime.

Z. Berham Kasemi, zëdhënës i Ministrisë së punëve të jashtme të RII, të martën ka deklaruar: Programet raketore të Iranit, kanë plotësisht natyrë mbrojtëse dhe asnjë raketë balistike e Iranit nuk posedon mbushje atomike dhe çdo gjë që është bërë deri më tani ka qenë sipas obligimeve që dalin nga rezoluta 2231 e KS të OKB. Edhe ministri i jashtëm i Iranit ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundër politizimit të përpjekjeve legjitime të Republikës Islamike të Iranit për të përforcuar kapacitetet e saj mbrojtëse. "Ne shpresojmë se çështja e programit të mbrojtjes së Iranit nuk do të kthehet në një pretekst për lojëra politike", tha z. Mohamed Xhevad Zarif në një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun e tij francez Jean-Marc Ayrault në Teheran të martën. Zarif duke ju referuar provave të raketave balistike  të RII - që vendi rregullisht i realizon për të rritur nivelet e veta mbrojtëse - tha se çështja e këtyre manovrave nuk bie ndesh me rezolutën 2231 të KS të OKB.   Rezoluta 2231 u miratua më 20 korrik 2015 për miratimin e marrëveshjes bërthamore midis Iranit dhe gjashtë fuqive botërore, e njohur si Plani i Përbashkët i Veprimit Gjithëpërfshirës (JCPOA).