IRGC në stërvitjen e saj lëshon raketa inteligjente me dronë modern
Në ditën e fundit të stërvitjes Fuqia e Profetit të Madh (s.a.v.s) të Marinës së 19-të të IRGC-së, raketat me Inteligjencë Artificiale (AI) të quajtura Ghaem dhe Almas u qëlluan nga dronët e avancuar Mohajer 6 dhe Ababil 5 dhe shkatërruan me sukses objektivat e improvizuara të armikut.
Sipas IRNA, Admiral Alireza Tangsiri për përditësimin e sistemeve dhe pajisjeve të Marinës së IRGC deklaroi: Duke u mbështetur në rininë elitare dhe të përkushtuar, Marina e IRGC pajisi dronët Mohajer 6 dhe Ababil 5 me raketat me inteligjencë artificiale Ghaem dhe Almas dhe shkatërroi me sukses objektivat e improvizuara të armikut. Ai shtoi: Në këtë stërvitje u zhvilluan ushtrime si gjuajtja e raketave mbrojtëse "Navab" nga anija strategjike Martir Soleimani, u kryen operacione nënujore nga marinsat e IRGC, u gjuajtën raketa balistike dhe raketa breg-det, u gjuajt raketa Ghader-200 tokë-tokë, u shkatërruan avionë të improvizuar të armikut me raketën Kausar 222, si dhe u lëshuan disa raketa cruise në det. Gjithashtu, në këtë stërvitje, Marina e Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike publikoi për herë të parë pamjet e një prej minave komplekse të saj. Kjo minë ka kapacitete të ndryshme në krahasim me minat e tjera detare dhe deri më tani nuk ka informacione të plota të kapaciteteve të saj pasi mbahen sekret. Komandanti i Marinës së IRGC-së në fund theksoi: Kjo stërvitje u zhvillua me qëllim rritjen e koordinimit dhe gatishmërisë së forcave detare të Marinës së IRGC-së për t'u përballur me çdo agresion aventuresk të armiqve, si dhe për të shpallur një mesazh paqeje dhe bashkëjetese për vendet fqinje. Stërvitja forca e Profetit të Madh të forcave detare të Marinës 19-të të IRGC, në ujërat e Gjirit Persik dhe provincat e Bushehr dhe Khuzestan të Iranit, filloi të premten në mëngjes.