Uashingtoni: Testimet raketore të Iranit janë plotësisht të papranueshme
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i43875-uashingtoni_testimet_raketore_të_iranit_janë_plotësisht_të_papranueshme
Përfaqësuesja e Amerikës në OKB ka pretenduar se testimet raketore të 29 janarit 2017 në Iran janë plotësisht të papranueshme.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Shkurt 01, 2017 08:58 Europe/Tirane
  • Uashingtoni: Testimet raketore të Iranit janë plotësisht të papranueshme

Përfaqësuesja e Amerikës në OKB ka pretenduar se testimet raketore të 29 janarit 2017 në Iran janë plotësisht të papranueshme.

Nikki Haley ka thënë: Në bazë të rezolutës 2231, Irani nuk mund të kryejë testime të raketave balistike. Ndërsa Matheo Rikraft përfaqësuesi i Anglisë në OKB ka thënë: KS i OKB nga Antonio Guters sekretari i OKB dhe nga komiteti për monitorimin e marrëveshjes bërthamore ka kërkuar raport mbi lëshimin e raketave nga ana e Iranit. KS i OKB ditën e martë me dyer të mbyllura ka shqyrtuar kërkesën e Amerikës për shqyrtimin e testimeve raketore të Iranit. Edhe në muajin mars të vitit të kaluar KS i OKB ka mbajtur një takim mbi testimet raketore të Iranit, takim që përfundoi pa nxjerrjen e një rezolute dhe pa ndonjë veprim të caktuar. Behram Kasemi zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit ka thënë se programi raketor i Iranit ka karakter vetëm mbrojtës dhe asnjë prej raketave balistike të Iranit nuk është projektuar për mbartjen e kokave bërthamore dhe për këtë nuk përfshihet në kuadrin e rezolutës 2231 të KS të OKB.