Ruhani: Martirët janë burim krenarie për kombin
Martirët, familjarët e tyre dhe ata që kanë sakrifikuar jetën e tyre, janë burim krenarie për kombin iranian.
Kështu deklaroi sot Hasan Ruhani presidenti i Republikës Islamike të Iranit gjatë një takimi të tij me familjarët e martirëve dhe invalidëve ku tha; Sot duhet të marrim mësim nga sakrifica dhe flijimi i martirëve pasi nëse nuk do të ishte sakrifica e tyre ndoshta një pjesë e Iranit do të ishte në dorë të armikut. Presidenti Ruhani vuri në dukje se siguria dhe qetësia e Iranit është fryt i sakrificës së martirëve dhe shpresoi që kjo siguri dhe qetësi të rezultojë me rendin dhe qetësinë në rajon. Invalidët, martirët dhe ata që kanë sakrifikuar veten e tyre u kanë dhënë garanci shtetit dhe popullit iranian dhe nëse nuk do të ishte periudha e mbrojtjes së lavdishme armiqtë për çdo ditë do të mendonin të sulmonin Iranin, tha në fjalën e tij presidenti iranian.