11 miliard dollarë investime brenda një viti në Iran
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i44011-11_miliard_dollarë_investime_brenda_një_viti_në_iran
Zëdhënësi i qeverisë iraniane deklaroi se gjatë vitit të kaluar në Iran janë bërë investime në vlerë 11 miliard dollarë.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Shkurt 03, 2017 07:09 Europe/Tirane
  • 11 miliard dollarë investime brenda një viti në Iran

Zëdhënësi i qeverisë iraniane deklaroi se gjatë vitit të kaluar në Iran janë bërë investime në vlerë 11 miliard dollarë.

Muhamed Bager Nubakht në ceremoninë e vënies në funksion të 2406 projekteve telekomunikacioni në provincën Esfahan tha se vitin e kaluar e në Iran janë investuar 11.5 miliard dollarë ku në shumicën e rasteve këto investime janë shoqëruar me transferimin e teknologjisë dhe teknikës. Qeveria me gjithë problemet e shumta dhe mungesën e fondit ka arritur të zbatojë shumë projekte infrastrukture, industriale dhe prodhuese të cilat më herët kishin pësuar dëme për shkak të sanksioneve. Përgjatë vitit të kaluar, qeveria iraniane u ka dhënë fonde shtesë me qindra milion dollarë, kompanive të ndërtimit dhe kompanive prodhuese të sektorit privat. Rritja ekonomike e Iranit në 6 muajt e kaluar është regjistruar 6.5% dhe pa marrë parasysh të ardhurat nga shitja e naftës ka arritur në 4.5%, tha në fjalën e tij zëdhënësi i qeverisë së Republikës Islamike të Iranit.