Urim me rastin e përvjetorit të lindjes së Hazretit Zejnebe (s.a)
Sot (e premte) më 5 xhamadil-aval 1438 hixhri kameri që përkon me 3 shkurt 2017, është përvjetori i lindjes së Hazretit Zejnebe (s.a.).
Hazreti Zejenebe (s.a.) ka qenë një prej grave shëmbëlltyrë të fesë islame për të gjithë myslimanët në të gjitha kohërat për të luftuar kundër dhunës dhe padrejtësisë. Ajo pas martirizimit të vëllait të saj Imam Huseinit (a.s.), imamit të tretë të myslimanëve shiitë, zhvilloi një veprimtari shumë të rëndësishme për përhapjen e mesazhit të vërtetë të kryengritjes së Ashuras kundër pushtetarëve tiranë dhe të padrejtë të asaj kohe. Me këtë rast Radio Televizioni i Republikës Islamike të Iranit uron të gjithë myslimanëve, sidomos dashamirësve të Ehli Bejtit (a.s.) përvjetorin e lindjes së Hazretit Zejnebe (s.a).