Boruxherdi: Mbështetja e Arabisë Saudite për terroristët nuk sjell rezultat
(last modified Fri, 03 Feb 2017 10:34:10 GMT )
Shkurt 03, 2017 11:34 Europe/Tirane
  • Boruxherdi: Mbështetja e Arabisë Saudite për terroristët nuk sjell rezultat

Kryetari i Komisionit për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme në parlamentin islamik të Iranit, tha se mbështetja e Arabia Saudite për grupet terroriste në rajon, nuk do t’i shpëtojë terroristët.

Alaudin Boruxherdi, në ceremoninë e 38 vjetorit të fitores së revolucionit islamik, të mbajtur në qytetin Kum në jug të Teheranit, pjesëmarrjen e Hezbullahut të Libanit në luftën kundër terroristëve takfiristë e cilësoi tregues të faktit se rezistenca me një vullnet të pashoq shumë lehtë mund të shkatërrojë terroristët. Hezbullahu i Libanit duke marrë si shembull aspiratat fetare të popullit iranian, doli fitues përballë regjimit sionist në luftën 33 ditore të vitit 2006, fitore e cila është e pashoq në historikun ushtarak të botës. Republika Islamike e Iranit  eksperiencën e saj të luftës 8-vjecare, ia ka përcjellë luftëtarëve të rezistencës në Irak dhe në Siri dhe në vendet e tjera që përballen dhe luftojnë terrorizmin dhe këto vende i ndihmon me konsulta ushtarake, tha në fjalën e tij Alaudin Boruxherdi.

Tags