Ruhani uron ditën e pavarësisë së Sri Lankës
Shkurt 03, 2017 08:04 Europe/Tirane
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit me anë të një mesazhi drejtuar homologut të tij nga Sri Lanka, ka uruar atë, qeverinë dhe popullin e këtij vendi për ditën kombëtare të pavarësisë.
Presidenti Hasan Ruhani sot i ka dërguar një mesazh urimi Majtripala Sirisana të cilit i uroi 69 vjetorin e pavarësisë së vendit dhe me këtë rast shpresoi se me vullnetin e funksionarëve të të dy vendeve do të zgjerohet bashkëpunimi dhe marrëdhëniet mes Iranit dhe Sri Lankës duke respektuar interesat reciproke. Sri Lanka ka shpallur pavarësinë e saj nga Anglia më 4 shkurt të vitit 1948.
Tags