3 persona humbin jetën nga orteku në lindje të Teheranit
Prefektura e Teheranit ka thënë se për shkak të acarit dhe rënies së ortekut në rrugën Haraz-Abali në lindje të Teheranit, 4 automjete janë përfshirë nga dëbora. Në këtë ngjarje 3 persona kanë humbur jetën dhe 2 të tjerë janë shpëtuar nga ekipet e shpëtimit.
Sejed Husein Hashemi, ditën e premte ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe tha se puna e ekipeve të emergjencës dhe shpëtimit vazhdon akoma. Prefekti i Teheranit shpjegoi se për përshpejtimin e punës janë dërguar 3 aparate për gjetjen e njerëzve të gjallë, qen për zbulimin e njerëzve të mbetur nën borë dhe një helikopter i komitetit të Gjysmë Hënës së Kuqe iraniane. Sadik Sakeri drejtori i zyrës për marrëdhëniet me publik në hekurudhën iraniane njoftoi për shpëtimin e 300 udhëtarëve të rrugës Haraz-Firuzkuh në lindje të Teheranit.