Deklarata armiqësore saudite kundër Iranit
Këshilltari i ministrit të Mbrojtjes së Arabisë Saudite përsëri lëshoi deklarata armiqësore ndaj Iranit dhe e cilësoi Iranin “kërcënim të madh për rajonin”.
Siç raporton agjencia e lajmeve Al mejadin, Ahmed Asiri, këshilltar i ministrit të Mbrojtjes së Arabisë Saudite, në një konferencë për shtyp e akuzoi Republikën Islamike të Iranit për ndërhyrje në punët e brendshme të vendeve fqinje. “Irani duhet të heqë dorë nga ndërhyrjet në Irak, Siri dhe Jemen dhe të kthehet në kufijtë e tij dhe do të jetë shumë e rëndësishme nëse Uashingtoni mban qëndrim në këtë drejtim”-deklaroi ky funksionar ushtarak saudit. I pyetur nëse një krizë e re në marrëdhëniet me Iranin do të intensifikonte konfliktet në rajonin e Lindjes së Mesme, Ahmed Asiri u përgjigj: “Aktualisht, këto kriza ekzistojnë.” Riadi e akuzon Teheranin si kërcënim për rajonin, në një kohë që regjimi mesjetar i Arabisë Saudite është përkrahësi kryesor financiar dhe ushtarak i grupeve terroriste si ISIS, Al Nusra, Al Kaida dhe Boko Haram, burimi i ideologjisë së errët vehabiste e takfiriste, iniciatori kryesor i krizave të përgjakshme në Irak dhe Siri dhe po kryen agresion të përgjakshëm kundër popullit të Jemenit duke vrarë dhjetëra mijëra civilë të pafajshëm.