Udhërrëfyesit turistikë të 39 vendeve të botës vizitojnë Esfahanin
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i44215-udhërrëfyesit_turistikë_të_39_vendeve_të_botës_vizitojnë_esfahanin
Grupi i udhërrëfyesve turistikë të 39 vendeve të botës ka zhvilluar një program turistik në qytetin e Esfahanit, në qendër të Iranit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shkurt 05, 2017 11:03 Europe/Tirane
  • Udhërrëfyesit turistikë të 39 vendeve të botës vizitojnë Esfahanin

Grupi i udhërrëfyesve turistikë të 39 vendeve të botës ka zhvilluar një program turistik në qytetin e Esfahanit, në qendër të Iranit.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se ky grup i udhërrëfyesve turistikë që përbëhet nga 240 persona të ardhur nga vende të ndryshme të botës si Austria, Franca, Greqia, Tajlanda, Anglia dhe Amerika, do të zhvillojë programe turistike përgjatë dy ditëve në qytetin e Esfahanit. Udhërrëfyesit turistikë me këtë rast do të vizitojnë vendet historike dhe turistike të Esfahanit dhe do të njihen me traditat dhe doket e popullatës iraniane të këtij rajoni.