Ruhani: S’ka pengesa për zgjerimin e marrëdhënieve mes Iranit dhe Portugalisë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i44245-ruhani_s’ka_pengesa_për_zgjerimin_e_marrëdhënieve_mes_iranit_dhe_portugalisë
Presidenti i RII deklaroi se Irani është i gatshëm për zgjerimin e marrëdhënieve të gjithanshme me të gjitha vendet e BE mes të cilave edhe me Portugalinë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 05, 2017 16:36 Europe/Tirane
  • Ruhani: S’ka pengesa për zgjerimin e marrëdhënieve mes Iranit dhe Portugalisë

Presidenti i RII deklaroi se Irani është i gatshëm për zgjerimin e marrëdhënieve të gjithanshme me të gjitha vendet e BE mes të cilave edhe me Portugalinë.

Dr. Hasan Ruhani, president i RII, priti sot ambasadorin e ri të Portugalisë në Teheran z. Zhoao Korte Ral, i cili dorëzoi letrat kredenciale. Në këtë takim presidenti iranian theksoi se në rrugën e zgjerimit të marrëdhënieve ekonomike, politike, kulturore, shkencore, teknologjike dhe universitare mes dy vendeve nuk ekziston asnjë pengesë. Nga ana e tij, ambasadori i ri i Portugalisë në Teheran theksoi se Lisbona është e vendosur për zgjerimin e marrëdhënieve me Teheranin në të gjithë fushat.