Ekipi kombëtar i skermës së Iranit fitoi vendin e katërt në botë
Shkurt 06, 2017 04:38 Europe/Tirane
Ekipi kombëtar i skermës së Iranit ka treguar një paraqitje të mirë dhe ka fituar vendin e katërt në botë.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se ekipi kombëtar i skermës së Iranit të dielën pasdite në ndeshjen e zhvilluar për vend të tretë dhe të katërt në kampionatin botëror të këtij sporti në Padova të Italisë është mundur nga ekipi kombëtar i Hungarisë dhe arriti të fitojë vendin e katërt në botë. Ekipi kombëtar i skermës së Iranit para kësaj kishte fituar ndeshjen kundër Rusisë por në fazën e gjysmë finales kishte humbur kundër ekipit të Koresë së Jugut me rezultatin 45-35.
Tags