Ruhani: Marrëveshje bërthamore model për negociata të tjera
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit ka deklaruar se marrëveshja bërthamore mund të konsiderohet model për negociatat e tjera me qëllim të vendosjes së sigurisë dhe stabilitetit në rajon.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, sot (të martën) në sesionin e 34-të për ndarjen e çmimit "Libri i Vitit" në Teheran, tha se negociatat për zgjidhjen e krizës së Sirisë në Astana të Kazakistanit kanë treguar se marrëveshja bërthamore mund të jetë model për vendosjen e stabilitetit. Vlen të theksohet se më 23 dhe 24 janar është zhvilluar takimi i parë i negociatave të Astanas për zgjidhjen e krizës në Siri me iniciativën e Iranit dhe me bashkëpunimin e Rusisë dhe të Turqisë ku përfaqësuesit e qeverisë dhe të opozitarëve sirianë për herë të parë kanë zhvilluar negociata të drejtpërdrejta. Hasan Ruhani shtoi se problemet e rajonit dhe të botës mund të zgjidhen me të menduar dhe në bazë të logjikës së shëndoshë. Presidenti i Republikës Islamike të Iranit vuri në dukje edhe Dhjetëditëshin e Faxhrit dhe theksoi se këto ditë na kujtojnë ditët e krenarisë së fitores së Revolucionit Islamik të Iranit.