Irani: Amerika ka bërë gabim të madh në krizën e Sirisë
(last modified Wed, 08 Feb 2017 06:10:10 GMT )
Shkurt 08, 2017 07:10 Europe/Tirane
  • Irani: Amerika ka bërë gabim të madh në krizën e Sirisë

Kryetari i komisionit për sigurinë kombëtare në parlamentin islamik të Iranit ka thënë se Amerika në krizën e Sirisë ka bërë gabim të madh.

Alaudin Boruxherdi, gjatë takimit me Johan Vadefol kryetar i komisionit zgjedhor dhe programues të Bundestagut gjerman tha se Irani sa i përket krizës në Siri thekson zgjidhjen e çështjes me anë të bashkëbisedimeve të grupeve siriane dhe pa ndërhyrjen e vendeve të huaja. Boruxherdi foli mbi përhapjen e radikalizmit dhe terrorizmit në rajon dhe në botë dhe tha se Republika Islamike e Iranit mirëpret çdo lloj bashkëpunimi për luftën serioze dhe reale kundër terrorizmit. Kryetari i komisionit për sigurinë kombëtare në parlamentin islamik të Iranit tha se sistemi raketor i Iranit është i vetmi faktor preventues në strategjinë mbrojtëse të Iranit dhe tha se kapaciteti i Iranit në këtë fushë nuk përbën kërcënim për askënd dhe kundërshtimet e Amerikës nuk kanë bazë juridike dhe ndërkombëtare. Nga ana e tij kryetari i komisionit zgjedhor dhe programues në Bundestagun gjerman tha se vendi i tij është i mendimit që krizat e rajonit duhet të zgjidhen pa ndërhyrjen e huaj dhe se perëndimi nuk duhet të bëjë të njëjtin gabim që bëri në Libi.

Tags