Lideri suprem i revolucionit islamik aprovon amnistinë për qindra të dënuar
Shkurt 08, 2017 15:41 Europe/Tirane
Lideri suprem i revolucionit islamik, me rastin e 38 vjetorit të triumfit të revolucionit islamik, aprovoi amnistinë dhe uljen e dënimit për qindra të dënuar.
Ajetollah Khamenei, lider suprem i revolucionit islamik, aprovoi propozimin e sistemit juridik të RII për faljen dhe uljen e dënimit të 631 personave të dënuar. Kryetari i sistemit juridik të Iranit, Ajetollah Sadik Amoli Larixhani, i propozoi sot liderit suprem të revolucionit islamik, faljen dhe reduktimin e dënimit të këtyre personave me rastin e 38 vjetorit të fitores së revolucionit islamik dhe ky propozim u miratua nga lideri shpirtëror i Iranit duke hyrë menjëherë në fuqi.
Tags