38 vjetori i fitores së Revolucionit Islamik të Iranit
Sot, e premte 22 Bahman që përkon me 10 shkurt 2017, është përvjetori i 38 i fitores së Revolucionit madhështor Islamik të Iranit.
Populli në tërë Iranin islamik me praninë masive në marshin e përvjetorit të fitores së Revolucionit Islamik, edhe njëherë tjetër do të ripërtërijë besnikërinë ndaj idealeve të Imam Khomeinit (ra), themeluesit të Republikës Islamike dhe të Ajetollah Khamenei, liderit suprem të Revolucionit islamik. Marshi për nder të fitores së Revolucionit Islamik do të fillojë njëkohësisht në tërë Iranin islamik nga ora 9 e mëngjesit. Në Teheran, kryeqytet i RII, do të mbahen organizime në pika të ndryshme të qytetit, kurse pjesa qendrore e marshit do të mbahet në sheshin “Azadi”. Revolucioni Islamik i Iranit shënoi fitore më 11 shkurt 1979 (22 Bahman 1357) nën udhëheqjen e Imam Khomeinit (ra), themelues i Republikës Islamik të Iranit.