Arrestohet një grup i elementëve të ISIS në rrethinat e Teheranit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i44655-arrestohet_një_grup_i_elementëve_të_isis_në_rrethinat_e_teheranit
Prokurori i përgjithshëm i Iranit bëri të ditur se një grup i elementëve të ISIS janë arrestuar në rrethinat e kryeqytetit Teheran.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 10, 2017 17:49 Europe/Tirane
  • Arrestohet një grup i elementëve të ISIS në rrethinat e Teheranit

Prokurori i përgjithshëm i Iranit bëri të ditur se një grup i elementëve të ISIS janë arrestuar në rrethinat e kryeqytetit Teheran.

Z. Montazeri, prokurori i përgjithshëm i Iranit, duke folur në manifestimin e 22 Bahmanit në qytetin Kashan, deklaroi: “Nëse boshti i rezistencës i përkrahur fuqishëm nga Irani nuk do të kishte rezistuar përballë grupit terrorist ISIS, sot terroristët do të ndodheshin pranë kufijve të Iranit dhe kishin plane të shumta për shkatërrimin e Iranit”. Në vazhdim, z. Montazeri shtoi: “Gjatë dy ditëve të kaluara, nëj grup i elementëve të ISIS janë arrestuar në rrethinat e Teheranit dhe këta persona kishin në plan të kryenin sulme dhe trazira në ditën e 22 Bahmanit”. Prokurori i përgjithshëm i Iranit shtoi: “Këta elementë terroristë janë financuar nga disa vende arabe të rajonit të cilat ndjekin politika armiqësore ndaj Iranit, por që së shpejti do të paguajnë një çmim të shtrenjtë për këto politika anti-iraniane.”