Zarif: Bota ka nevojë për liderë që mendojnë për dialog dhe solidaritet
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i44689-zarif_bota_ka_nevojë_për_liderë_që_mendojnë_për_dialog_dhe_solidaritet
Ministri i punëve të jashtme të Iranit në faqen e tij në Twitter ka shkruar se bota ka nevojë për liderë të cilët nuk mendojnë për ndërtimin e mureve dhe për eliminimin e njerëzve, por për dialog dhe dashuri me njerëzve.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Shkurt 11, 2017 07:24 Europe/Tirane
  • Zarif: Bota ka nevojë për liderë që mendojnë për dialog dhe solidaritet

Ministri i punëve të jashtme të Iranit në faqen e tij në Twitter ka shkruar se bota ka nevojë për liderë të cilët nuk mendojnë për ndërtimin e mureve dhe për eliminimin e njerëzve, por për dialog dhe dashuri me njerëzve.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Muhamed Xhavad Zarif, ministri i punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit, në një mesazh të publikuar në Twitter, ka vlerësuar veprimin e Papa Françesko, liderit të katolikëve të botës, i cili ka kundërshtuar vendimin e qeverisë së Amerikës për ndalimin e hyrjes së myslimanëve në këtë vend dhe ka dënuar ashpër vrasjen e myslimanëve Rohingian në Mianmar.  Lideri i katolikëve të botës dje ka dënuar ashpër dhunën e forcave ushtarake të Mianmarit kundër myslimanëve Rohingian dhe ka theksuar: "Myslimanët Rohingian janë njerëz të mirë dhe paqësorë të cilët për shumë vite për shkak se ndjekin fenë e tyre, janë duke u torturuar dhe përdhunuar nga qeveria e Mianmarit". Që nga koha kur ushtria e Mianmarit ka filluar operacionet për spastrimin e zonave kufitare të këtij vendi, rreth 70 mijë myslimanë Rohingian janë detyruar të strehohen në Bangladesh. Muhamed Xhavad Zarif në mesazhin e tij në Twitter gjithashtu ka shkruar: "Në ditën e përvjetorit të Revolucionit Islamik të Iranit, populli iranian me pjesëmarrjen e tij të gjerë në marshin e 22 Bahmanit, kanë treguar rezistencën e tyre kundër kërcënimeve dhe ofendimeve të qeverisë së Amerikës dhe njëkohësisht kanë vlerësuar protestat e qytetarëve të Amerikës kundër ndalimit të hyrjes së myslimanëve në këtë vend".