Hapësira ajrore e Iranit një prej më të sigurtave në botë
Komandanti i bazës ajrore Khotamul’Anbia në Teheran njoftoi se hapësira ajrore e Iranit për shkak të masave mbrojtëse me raketa dhe radarë të ushtrisë iraniane, është një prej hapësirave më të sigurta në botë.
Kolonel Farzad Ismaili, tha se 3600 pika në Iran janë të mbrojtura nga sistemi mbrojtës ajror dhe shtoi se në vit nga hapësira ajrore e Iranit kalojnë 440 mijë avionë të huaj të transportit civil të cilët transponojnë mbi 60 milion udhëtarë. Ai duke folur mbi pjesëmarrjen e gjerë të popullit iranian në manifestimin e 22 Bahmanit me rastin e fitores së revolucionit islamik tha; Populli iranian me pjesëmarrjen e tij masive në këtë ditë, u dha përgjigjen e duhur armiqve të cilët nëse kërcënojnë ushtarakisht do të marrin një goditje të rëndë dhe dërmuese nga ana e popullit iranian. Komandanti i bazës ajrore Khotamul’Anbia të ushtrisë iraniane ndër të tjera tha se fuqia e revolucionit islamik në plan të parë përbëhet nga aktivizimi i popullit dhe në plan të dytë nga fuqia ushtarake dhe mbrojtëse. Populli iranian më 22 Bahman në ditën e fitores së revolucionit islamik, duke marrë pjesë masivisht i ka dhënë përgjigjen e duhur kërcënimeve të armikut dhe sidomos të Amerikës.