Nënshkruhen pesë dokumente për bashkëpunim mes Iranit dhe Suedisë
Republika Islamike e Iranit dhe Suedia kanë nënshkruar pesë dokumente bashkëpunimi me qëllim të forcimit dhe thellimit të bashkëpunimeve të përbashkëta.
Këto dokumente bashkëpunimi janë nënshkruar ditën e shtunë pas takimeve profesionale të delegacioneve të larta të të dy vendeve, në prani të Hasan Ruhani, presidentit të Iranit dhe Stefan Löfven, kryeministrit të Suedisë. Këto pesë marrëveshje janë nënshkruar për bashkëpunim shkencor dhe teknologjik, për arsim të lartë dhe hulumtime, për bashkëpunim në ndërtimin e rrugëve, për bashkëpunim në fushën e telekomunikacionit dhe në fushën e çështjeve të grave dhe familjes. Vlen të theksohet se kryeministri i Suedisë të premten në mbrëmje në krye të një delegacioni të madh tregtar dhe politik, arriti në Teheran për të zhvilluar bisedime me funksionarët e Republikës Islamike të Iranit.