Ruhani: BE të përkrahë bankat europiane për bashkëpunim me Iranin
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin e Suedisë deklaroi se BE duke të përkrahë plotësisht bankat europiane për forcimin e lidhjeve me Iranin, me qëllim që të dyja palët të shfrytëzojnë maksimalisht potencialet e bashkëpunimit.
Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, në këtë konferencë të përbashkët me z. Stefan Lofven, kryeministër i Suedisë, deklaroi:” Pas zbatimit të marrëveshjes bërthamore, janë krijuar rrethana të përshtatshme për zgjerimin e marrëdhënieve tregtare mes Iranit dhe Suedisë që kanë potenciale shumë të mira bashkëpunimi në sektorët e transportit, telekomunikacionit, shkencës dhe teknologjisë, ambientit, industrisë dhe minierave.” Presidenti Ruhani tha se krizat rajonale si kriza në Afganistan, Irak, Siri dhe Jemen si dhe disa çështje të rëndësishme ndërkombëtare janë diskutuar në takimin mes tij dhe kryeministrit suedez. Nga ana e tij, kryeministri i Suedisë, i cili në krye të një delegacioni të nivelit të lartë politik dhe ekonomik po zhvillon një vizitë zyrtare në Teheran, duke shprehur kënaqësinë për qëndrimin e tij në Ira, shtoi:” Vizita e këtij delegacioni të rëndësishëm politik, tregtar dhe ekonomik, dëshmon për rëndësinë e madhe që i kushton Suedia zgjerimit të marrëdhënieve të gjithanshme me Republikën Islamike të Iranit.”