Larixhani: Amerika ka frikë nga kapacitetet e Iranit
Kryetari i Parlamentit Islamik të Iranit deklaroi se amerikanët kanë frikë nga kapacitetet dhe nga shtimi i potencialeve rajonale të Iranit pas marrëveshjes bërthamore.
Ali Larixhani, kryetari i Parlamentit Islamik të Iranit të dielën në një intervistë televizive, tha se qëllimi i amerikanëve në përballje me Iranin nuk është vetëm çështja e programit bërthamor. Ai theksoi: "Problemi i Amerikës nuk përkufizohet vetëm me Iranin, por përfshinë edhe shumë vende të tjera. Problemet e krijuara mes Amerikës dhe vendeve të tjera pas ardhjes në pushtet të qeverisë së re në këtë vend, burojnë nga problemet e brendshme të Amerikës. Donald Trump, presidenti i Amerikës, po mundohet që me sjellje të padrejta si ndalimin e hyrjes së emigrantëve dhe shtimin e tensioneve me Bashkimin Evropian, të zgjidhë problemet e brendshme të këtij vendi. Irani gjatë 38 viteve të kaluara është përballuar me sjellje të ndryshme ndërkombëtare, prandaj Teherani do të marrë vendim në lidhje me çështjet e ndryshme në përputhje me rrethanat ekzistuese",- tha ndër të tjera z. Larixhani. Vlen të theksohet se presidenti i Amerikës pas hyrjes në Shtëpinë e Bardhë, ka kërcënuar Iranin, mirëpo autoritetet dhe populli iranian me pjesëmarrjen e gjerë në marshin e 22 Bahmanit në përvjetorit të fitores së Revolucionit Islamik, u kanë dhënë përgjigje të prerë kërcënimeve të Amerikës.