Bashkëpunimi bankar mes Iranit dhe Moldavisë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i44895-bashkëpunimi_bankar_mes_iranit_dhe_moldavisë
Kreu i bankës qendrore të Iranit dhe presidenti i Moldavisë kanë theksuar zgjerimin e bashkëpunimit bankar mes dy vendeve.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Shkurt 13, 2017 09:44 Europe/Tirane
  • Bashkëpunimi bankar mes Iranit dhe Moldavisë

Kreu i bankës qendrore të Iranit dhe presidenti i Moldavisë kanë theksuar zgjerimin e bashkëpunimit bankar mes dy vendeve.

Valiuallah Sejf ditën e dielë në takim me Igor Dodun president i Moldavisë i cili ndodhet për një vizitë në Teheran, pasi vuri në dukje se bankat iraniane në marrëdhëniet ndërkombëtare janë çliruar nga kufizimet e sanksioneve, kërkoi zgjerimin e bashkëpunimi bankar mes dy vendeve. Nga ana e tij presidenti Dodun pasi mirëpriti hapjen e degëve të bankave iraniane në Moldavi tha se Moldavia duke qenë se është urë lidhëse mes Azisë dhe Evropës ajo mund të luajë rol të mirë për ndërmjetësimin mes Iranit dhe vendeve të tjera. Ditën e dielë presidenti i Moldavisë u takua edhe me presidentin Hasan Ruhani dhe me ministrin e jashtëm Muhamed Xhavad Zarif. Igor Doun në takim me presidentin e Republikës Islamike të Iranit, Iranin e quajti një vend të madh me histori dhe civilizim disa mijëra vjeçar dhe tha kapaciteti i bashkëpunimit mes Iranit dhe Moldavisë duhet të ngrihet sidomos në fushën e ekonomisë, tregtisë dhe investimeve.