Zarif: Përmirësohen marrëdhëniet Iran-BE pas marrëveshjes bërthamore
Ministri i jashtëm i RII z. Mohamed Xhevad Zarif, tha të hënën se zbatimi i marrëveshjes bërthamore të Iranit ka përmirësuar vizionin për lidhjet Iran-Evropë.
Zarif i bëri këto komente gjatë një takimi në Teheran me homologun e tij të Luksemburgut Zhan Aselborn. Duke shprehur gatishmërinë e Iranit për bashkëpunim bankar me Luksemburgun, Zarif tha se është përgatitur terreni për zgjerimin e mëtejshëm të marrëdhënieve midis dy vendeve. Ministri i jashtëm i Luksemburgut, nga ana e tij, tha se gjatë vizitës së tij në Teheran, të dyja palët kanë planifikuar të nënshkruajnë një dokument për bashkëpunim në fushën e investimeve. Asselborn shprehu gjithashtu gatishmërinë për nënshkrimin e një marrëveshje me Iranin për shmangien e taksimit të dyfishtë.