Irani një prej vendeve të preferuara të turistëve
Një prej anëtarëve të komisionit të turizmit në parlamentin islamik të Iranit tha se pas zbatimit të marrëveshjes bërthamore, Irani është kthyer në një prej vendeve më të preferuara të turistëve të huaj.
Junatan Bet Kalia, deputet i të krishterëve dhe anëtar i komisionit të turizmit në parlamentin iranian tha se nga shumë organizata, qendra dhe revista të njohura botërore në fushën e turizmit, Irani është cilësuar si një prej destinacioneve më të preferuara për turistët në botë. CNN, Guardian, National Geografic, New York Times janë disa prej mediave të cilat kanë reklamuar Iranin në fushën e turizmit tha deputeti Kalia i cili shtoi se me gjithë masat e marra nga kongresi për të penguar ardhjen e turistëve në Iran, kërkesat e turistëve për të vizituar Iranin janë shtuar me 3-4 herë më shumë.