Ekipi iranian i mundjes fitues i kupës botërore
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i45120-ekipi_iranian_i_mundjes_fitues_i_kupës_botërore
Ekipi kombëtar iranian i mundjes për herë të parë ka dalë fitues në kupën e 45-të botërore të mundjes që u zhvillua në qytetin Kermanshah.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shkurt 16, 2017 12:32 Europe/Tirane
  • Ekipi iranian i mundjes fitues i kupës botërore

Ekipi kombëtar iranian i mundjes për herë të parë ka dalë fitues në kupën e 45-të botërore të mundjes që u zhvillua në qytetin Kermanshah.

Në finale që ishte edhe përcaktuesja e fatit të kësaj kupe, ekipi iranian u ndesh me ekipin e Turqisë ku doli fitues me rezultatin 8 me 0. Sot ekipi kombëtar iranian ka pasur ndeshje edhe me ekipin nga India. Kupa botërore e mundjes nisi ditën e enjte me pjesmarrjen e 8 ekipeve më të mira të botës dhe u zhvillua në sallën sportive Imam Khomeini(ra) në qytetin Kermanshah. Irani më herët ka arritur të shpallet 8 herë kampion bote dhe 11 herë ka marrë titullin nënkampion.