Irani dënon sulmet terroriste në Irak
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit dënoi ashpër sulmet e sotme terroriste në Irak.
Z. Behram Kasemi, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, duke shprehur solidaritetin me qeverinë dhe popullin irakian, dënoi sulmet terroriste në Irak në veçanti shpërthimin e sotëm në Bagdad, ku u vranë dhe u plagosën dhjetëra qytetarë irakianë. “Në sajë të guximit dhe trimërisë së ushtrisë dhe forcave popullore të Irakut, pozita e terroristëve në këtë vend është tronditur ndjeshëm dhe së shpejti të gjitha territoret irakiane do të çlirohen nga zgjedha e terroristëve takfiristë, sionistë të ISIS”- deklaroi z. Kasemi, duke shtuar: Sulmet terroriste janë një përpjekje e shtuar e terroristëve për tu hakmarrë ndaj disfatave të frontit të luftës.