Zarif u përgjigjet deklaratave të pabaza të Netanjahut
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i45214-zarif_u_përgjigjet_deklaratave_të_pabaza_të_netanjahut
Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit mbrëmjen e së premtes në një mesazh të tij në Twitter, ka reaguar ndaj pretendimeve të fundit të Netanjahut kryeministrit të regjimit sionist, i cili ka folur kundër programit mbrojtës raketor të Iranit.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Shkurt 18, 2017 05:06 Europe/Tirane
  • Zarif u përgjigjet deklaratave të pabaza të Netanjahut

Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit mbrëmjen e së premtes në një mesazh të tij në Twitter, ka reaguar ndaj pretendimeve të fundit të Netanjahut kryeministrit të regjimit sionist, i cili ka folur kundër programit mbrojtës raketor të Iranit.

Në faqen e tij zyrtare në Twitter, shefi i diplomacisë iraniane tha se regjimi sionist është i vetmi regjim që ka armë bërthamore dhe raketa ndërkontinentale në rajonin e LM dhe është një regjim që ka histori të mbushur me krime agresione. Siç vuri në dukje Muhamed Xhavad Zarif regjimi sionist me një historik të tillë përhap iranofobisë me lajme mashtruese dhe me gënjeshtra rreth programit mbrojtës të Iranit. Në takim me Donald Trump, kryeministri i regjimit sionist pretendoi se programi raketor i Iranit është kërcënim për sigurinë e Izraelit dhe të Amerikës. Sipas burimeve të shërbimeve informative perëndimore Izraeli ka 400 koka bërthamore me fuqi shkatërruese shumë herë më të lartë sesa bomba atomike e përdorur në Hiroshima të Japonisë.