Konsultimet e Zarif në margjinat e Konferencës së sigurisë së Munihut
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i45242-konsultimet_e_zarif_në_margjinat_e_konferencës_së_sigurisë_së_munihut
Ministri i jashtëm i Iranit në margjinat e konferencës së sigurisë së Munihut në Gjermani është takuar me kryeministrin e Irakut, drejtorin e përgjithshëm të ANEA dhe me ministrin e jashtëm të Spanjës.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Shkurt 18, 2017 15:08 Europe/Tirane
  • Konsultimet e Zarif në margjinat e Konferencës së sigurisë së Munihut

Ministri i jashtëm i Iranit në margjinat e konferencës së sigurisë së Munihut në Gjermani është takuar me kryeministrin e Irakut, drejtorin e përgjithshëm të ANEA dhe me ministrin e jashtëm të Spanjës.

Mohamed Xhevad Zarif, ministër i jashtëm i Iranit, të shtunën në ditën e dytë të pranisë së tij në konferencës e sigurisë së Munihut, është takuar me z. Heidar Ebadi, kryeministër i Irakut, me të cilin ka biseduar në lidhje me luftës kundër terrorizmit dhe marrëdhëniet midis dy vendeve. Zarif po ashtu ka takuar edhe z. Jokia Amano, drejtori i përgjithshëm i ANEA. Tema kryesore e këtij takimi ka qenë diskutimi në lidhje me marrëveshjen bërthamore dhe angazhimet e palëve të kësaj marrëveshje. Po ashtu shefi i diplomacisë së RII ka zhvilluar bisedime edhe me homologun e tij spanjoll Alfonso Dastis. Ministri i jashtëm iranian të premten ka takuar homologun e tij rus Sergei Lavor. Gjatë këtij takimi të dyja palët u përqendruan në marrëdhëniet dypalëshe dhe mbi situatën e fundit në Siri, me theks të veçantë negociatat e Astanas në lidhje me Sirinë. Mohamed Xhevad Zarif të premten ka udhëtuar për në Munih, për të marrë pjesë në konferencën e sigurisë së Munihut.