Ruhani: Qeveria do t’i qëndrojë pranë popullit të provincës Khozestan
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i45288-ruhani_qeveria_do_t’i_qëndrojë_pranë_popullit_të_provincës_khozestan
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit tha se qeveria iraniane do t’u qëndrojë përkrah banorëve të provincës Khozestan deri në zgjidhjen e problemeve të tyre që lindin nga fenomeni i grimcave ndotëse të ambientit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shkurt 19, 2017 03:26 Europe/Tirane
  • Ruhani: Qeveria do t’i qëndrojë pranë popullit të provincës Khozestan

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit tha se qeveria iraniane do t’u qëndrojë përkrah banorëve të provincës Khozestan deri në zgjidhjen e problemeve të tyre që lindin nga fenomeni i grimcave ndotëse të ambientit.

Hasan Ruhani ditën e shtunë mbajti një takim të jashtëzakonshëm të institutit për administrimin e situatave emergjente në provincën Khozestan dhe tha qeveria iraniane do t’i qëndrojë pranë popullit të kësaj province dhe për zgjidhjen e problemeve të kësaj province ka nxjerrë urdhra të veçanta. Përballja me fenomenin e grimcave ndotëse të ambientit në provincën Khozestan edhe pse kërkon shumë punë, mirëpo duhen të merren të gjitha masat e duhura që sistemi i shpërndarjes së energjisë elektrike të mos ketë probleme dhe energjia elektrike në këtë provincë nuk duhet të ndërpritet për asnjë çast, pasi problemet e këtij sistemi krijojnë probleme në sistemin e shpërndarjes së ujit dhe telekomunikacionit. Presidenti iranian ndër të tjera tha se qeveria ka marrë të gjitha masat e duhura dhe ka dërguar të gjitha mundësitë e nevojshme për zgjidhjen e këtyre problemeve në provincën Khozestan. Prej disa ditës banorët e provincës Khozestan përballen me problemin e ndërprerjes së energjisë elektrike dhe të ujit të pijshëm për shkak të grimcave ndotëse të ambientit.