Fillon konferenca ndërkombëtare për mbështetjen e Intifadës së Palestinës
Konferenca e gjashtë ndërkombëtare për mbështetje ndaj Intifadës së Palestinës ka filluar sot në mëngjes në Teheran me pjesëmarrjen e funksionarëve dhe personaliteteve politike të 80 vendeve të botës.
Agjencia shtetërore iraniane e lajmeve njoftoi se Kazem Xhalali, zëdhënësi i konferencës ndërkombëtare për mbështetje ndaj Intifadës së Palestinës, ka thënë se në këtë konferencë marrin pjesë kryetarë dhe zëvendëskryetarë të parlamenteve, kryetarë të komisioneve parlamentare dhe personalitete të shquara të rezistencës nga 80 vende të botës. Në këtë konferencë formohen katër komitete speciale si komiteti parlamentar, komiteti i të rinjve, komiteti i OJQ-ve dhe komiteti i personaliteteve të rezistencës. Kryesinë e kësaj konference në këtë sesion do ta drejtojë Ali Larixhani, kryetari i Parlamentit Islamik të Iranit. Ndërkohë presidenti i Republikës Islamike të Iranit fjalimin e tij do ta mbajë në ceremoninë e mbylljes së kësaj konference. Në konferencën e gjashtë ndërkombëtare për mbështetjen e Intifadës Palestineze do të lexohet mesazhi i liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit dhe do të vlerësohet kontributi i figurave të dalluara të rezistencës.