Omani falënderon Iranin për mbështetjen ndaj Palestinës
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i45512-omani_falënderon_iranin_për_mbështetjen_ndaj_palestinës
Kryetari i parlamentit të Omanit, i cili merr pjesë në konferencën e gjashtë ndërkombëtare në mbështetje të intifadës palestineze në Teheran, ka falënderuar Republikën Islamike të Iranit për përpjekjet e saj në mbështetje të çështjes palestineze duke e cilësuar këtë burim krenarie për ummetin islam.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 21, 2017 15:17 Europe/Tirane
  • Omani falënderon Iranin për mbështetjen ndaj Palestinës

Kryetari i parlamentit të Omanit, i cili merr pjesë në konferencën e gjashtë ndërkombëtare në mbështetje të intifadës palestineze në Teheran, ka falënderuar Republikën Islamike të Iranit për përpjekjet e saj në mbështetje të çështjes palestineze duke e cilësuar këtë burim krenarie për ummetin islam.

Khaled Mauli, kryetar i parlamentit të Omanit tha se vuajtjet e popullit palestinez përbëjnë katastrofën më të madhe njerëzore me të cilën është përballur ummeti islam dhe shtoi se Kodsi i Shenjtë është drejt shkatërrimit. Kryeparlamentari i Omanit rikujtoi se Kodsit të shenjtë i është privuar edhe e drejta e ezanit dhe shtoi se veprimet armiqësore të Izraelit përbëjnë kërcënime për sigurinë dhe paqen në botë. Ai e cilësoi të rrezikshëm insistimin e regjimit sionist për të shkelur normat dhe dispozitat ndërkombëtare dhe tha: Izraeli mundohet të kundërvë myslimanët me njëri-tjetrin dhe të devijojë çdo gjë e cila përkushtohet tek çështja palestineze. Izraeli me ndërtimin e kolonive të jashtëligjshme sioniste synon të pushtojë dhe kontrollojë sa më shumë territoret palestineze dhe në këtë mënyrë të kryejë sa më shumë krime ndaj popullit palestinez. Vlen të theksohet se sot në Teheran ka nisur punime konferenca e gjashtë ndërkombëtare në mbështetje të Palestinës me pjesëmarrjen e 80 delegacione dhe 700 të ftuarve të huaj nga vende të ndryshme të botës.