Velajeti: Irani kupton situatën e Turqisë
Kreu i qendrës për studimet strategjike në Asamblenë e Përcaktimit të Interesave të Shtetit në Iran, deklaroi se Republika Islamike e Iranit e kupton situatën ku ndodhet Turqia dhe tha se Ankaraja nga çdo aspekt ka qenë nën presion dhe pasojat e grushtit të shtetit vihen re akoma.
Ali Akbar Velajeti gjatë takimit me Hedie Abas kryetar i parlamentit të Sirisë i cili ndodhet për një vizitë në Teheran, reagoi ndaj deklaratave të fundit të funksionarëve të Turqisë kundër Republikës Islamike të Iranit dhe tha: Ankaraja nuk ka arritur të realizojë asnjë prej objektivave të saj në Siri. Velajeti tha se turqit shpresonin të falnin namazin në xhaminë e Damaskut, mirëpo kjo dëshirë e tyre nuk u realizua dhe nuk do të realizohet kurrë pasi fituesi përfundimtar është populli dhe qeveria e Sirisë. Kreu i qendrës për studimet strategjike në Asamblenë e Përcaktimit të Interesave të Shtetit në Iran sa i përket pretendimeve të pabaza të Adel Xhubair ministrit të jashtëm të Arabisë Saudite gjatë pjesëmarrjes së tij në samitin e sigurisë në Munih të Gjermanisë tha se Irani është mësuar të dëgjojë të tilla fjalë të papërgjegjshme dhe palogjikshme të tij dhe për këtë nuk u jep rëndësi të tilla deklaratave. Velajeti vuri në dukje se Irani është i pranishëm në Siri dhe në Irak me ftesën zyrtare të qeverive të këtyre vendeve të cilët i ndihmon më konsulta ushtarake dhe shtoi se ata të cilët pa leje dhe pa u ftuar janë futur në këtë vend konsiderohen agresorë dhe duhet të largohen nga Iraku dhe Siria.