Revolucioni Islamik i Iranit, model për luftën e palestinezëve
Sekretari i përgjithshëm i Frontit Popullor për Çlirimin e Palestinës ka deklaruar se Revolucioni Islamik i Iranit ka krijuar një moral dhe i ka dhënë një shpirt të freskët luftës së palestinezëve.
Ahmed Xhabril, sekretari i përgjithshëm i Frontit Popullor për Çlirimin e Palestinës, të martën në konferencën e gjashtë ndërkombëtare në mbështetje të Intifadës së Palestinës në Teheran, deklaroi: "Ashtu siç ka theksuar lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit, çështja e Palestinës nuk është një çështje politike, por është pjesë e parimeve të besimit. Para fitores së Revolucionit Islamik të Iranit, në Iran sundonte islami amerikan, por atë çfarë e ka vendosur Republika Islamike në këtë vend është islami burimor i Hazretit Muhamed s.a.v.s.. Imam Khomeini (ra) për herë të parë në epokën e re, ka ripërtërirë Islamin në rrugën e drejt dhe në rrugën e xhihadit dhe ka bërë krahasimin e njohur "Amerika është djalli i madh" dhe "BRSS është djalli i vogël". Imam Khomeini (ra) besonte se Izraeli është një njollë kancerioze dhe duhet të shkulet me rrënjë. Prandaj Hezbullahu dhe Rezistenca e Palestinës dhe Sirisë kanë qëndrime të njëjta me Republikën Islamike të Iranit ndaj politikave pushtuese të regjimit sionist", tha ndër të tjera Ahmed Xhabril, sekretari i përgjithshëm i Frontit Popullor për Çlirimin e Palestinës. Vlen të theksohet se konferenca e gjashtë ndërkombëtare në mbështetje të Intifadës së Palestinës po zhvillohet në Teheran me pjesëmarrjen e funksionarëve dhe personaliteteve politika nga 80 vende të botës.