Përfundojnë manovrat Profeti i Madh (s.a.v.s)-11 të gardës revolucionare
Sot në zonat qendrore dhe verilindore të Iranit ka përfunduar manovra ushtarake e quajtur Profeti i Madh (s.a.v.s)-11 i forcave të gardës revolucionare Sepah.
Kolonel Muhamed Pakpur në kuadër të organizimit të fazës kryesore dhe finale të manovrave ushtarake Profeti i Madh (s.a.v.s), gazetarëve u tha: Kjo manovër që ka objektiva mbrojtëse dhe sigurie ka arritur të zbatojë me përpikmëri të gjitha programet e caktuara për forcat tokësore, ajrore, mekanike dhe forcat e tjera. Kolonel Pakpur tha se forcat e armatosura janë në gatishmëri të plotë për tu përballur me çdo lloj kërcënimi të mundshëm gjë e cila është edhe mesazhi i këtyre manovrave. Nëse hegjemonizmi botëror dhe armiqtë e Iranit ndërmarrin ndonjë hap agresiv, forcat e armatosura kanë kapacitetin dhe potencialin e duhur për t’iu përgjigjur atyre. Manovrat ushtarake të forcave tokësore të Sepahut kanë nisur më 20 shkurt me lëshimin e raketës së sofistikuar dhe inteligjente të quajtur “ Shembull i fuqisë dhe sigurisë së qëndrueshme”, në një prej zonave shkretinore të Iranit. Këto forca duke përdorur pajisje dhe armatime të sofistikuara kanë treguar kapacitetin e gardës revolucionare për të mbrojtur interesat kombëtare dhe sistemin e Republikës Islamike të Iranit.