Përfundon punimet konferenca ndërkombëtare në mbështetje të Intifadës palestineze
Konferenca e gjashtë ndërkombëtare në mbështetje të intifadës palestineze, përfundoi punimet dje në Teheran me nxjerrjen e një deklarate.
Hasan Ruhani presidenti i RII duke folur në përfundim të konferencës së gjashtë ndërkombëtare për përkrahjen e Intifadës palestineze, deklaroi se regjimi sionist është një regjim i paligjshëm, i sajuar nga perëndimi dhe shkelës i të drejtave të njeriut. “Palestina nuk është problemi i një etnie apo një kombi, por nga njëra anë është dëshmi e padrejtësive, e shtypjeve dhe e injorimit të ligjeve ndërkombëtare dhe e dështimit të organizatave ndërkombëtare, ndërsa nga ana tjetër është simbol i përpjekjeve heroike e të vazhdueshme të një populli për të fituar të drejtat e tij legjitime me gjithë dështimin e BN dhe turpit të disa vendeve islamike”-deklaroi dr. Hasan Ruhani, president i RII. Në vazhdim presidenti iranian duke theksuar se aktet provokative, vazhdimi i përpjekjeve për të pushtuar sa më shumë territore palestineze dhe për të ndryshuar identitetin historik dhe fetar të Palestinës, gradualisht do të kenë pasoja shkatërrimtare për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare dhe shtoi: “Sionistët synojnë që të krijojnë bindjen tek opinioni publik botëror, se palestinezët janë refugjatë që duhet ta kalojnë jetën e tyre pa pasur atdhe, ndërsa rezistenca prezantohet si terrorizëm. Në deklaratën përfundimtare të konferencës së gjashtë ndërkombëtare për përkrahjen e Intifadës palestineze, theksohet nevoja e ruajtjes së çështjes palestineze si çështje prioritare e botës islame dhe e vendeve arabe dhe si qendër e vëmendjes së opinionit publik botëror dhe e forcave të bashkuara për çlirimin e plotë të Palestinës. Pjesëmarrësit në konferencën e gjashtë ndërkombëtare për përkrahjen e Intifadës palestineze, në këtë deklaratë shprehën falenderimin për fjalimin e Ajetollah Khemeneit, liderit suprem të Revolucionit islamik, në këtë konferencë dhe theksuan: “Uniteti i popullit palestinez dhe pranimi i opsionit të rezistencës si e vetmja rrugë për realizimin e të drejtave legjitime të popullit palestinez që ka arritur suksese të mëdha në çlirimin e jugut të Libanit, të Rripit të Gazës dhe që është vërtetuar si forcë parandaluese përballë agresioneve të armikut, janë të domosdoshëm”. Në vazhdim të kësaj deklarate thuhet: “Radhët e ummetit islamik dhe të popujve liridashës duhet të unifikohen për të ndihmuar popullin e përvuajtur të Palestinës. Intifada dhe rezistenca e popullit të përvuajtur të Palestinës e në veçanti kryengritja aktuale, është e vetmja rrugë për tu përballur me regjimin okupator sionist”. Pjesëmarrësit në këtë konferencë kërkuan vazhdimin e përpjekjeve për dhënien fund të shtatë dekadave okupim, për ruajtjen e integritetit territorial “të Palestinës historike” nga deti deri te toka dhe për krijimin e shtetit të pavarur palestinez me kryeqytet Bejtul Mukadesin. Në këtë deklaratë i kërkohet BN të ushtrojë presione ndaj regjimit sionist dhe t’u japë fund politikave kriminale të këtij regjimi sic është rrethimi i Rripit të Gazës. Konferenca e gjashtë ndërkombëtare për përkrahjen e Intifadës palestineze që filloi të martën në prani të Ajetollah Khamenei, liderit suprem të Revolucionit islamik dhe të kryetarëve të tre pushteteve në Iran, si dhe të personaliteteve të shquara të botës islame, përfundoi punimet sot me publikimin e kësaj deklarate. Në këtë konferencë morën pjesë mbi 80 delegacione dhe 700 të ftuar të huaj.