Larixhani: Bota të unifikohet për të mbështetur idealin e popullit të Palestinës
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i45578-larixhani_bota_të_unifikohet_për_të_mbështetur_idealin_e_popullit_të_palestinës
Kryetari i Parlamentit Islamik të Iranit të mërkurën pasdite në takim me kryetarin e Parlamentit të Omanit, deklaroi se çështja e Palestinës, është një çështje e rëndësishme e rajonit dhe e botës, prandaj bota duhet të unifikohet në mbështetje të idealit të popullit të Palestinës.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Shkurt 23, 2017 07:25 Europe/Tirane
  • Larixhani: Bota të unifikohet për të mbështetur idealin e popullit të Palestinës

Kryetari i Parlamentit Islamik të Iranit të mërkurën pasdite në takim me kryetarin e Parlamentit të Omanit, deklaroi se çështja e Palestinës, është një çështje e rëndësishme e rajonit dhe e botës, prandaj bota duhet të unifikohet në mbështetje të idealit të popullit të Palestinës.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Ali Larixhani në takim me Khalid Al-Mawali, kryetari i Parlamentit të Omanit që u zhvillua gjatë konferencës ndërkombëtare në mbështetje të Intifadës së Palestinës në Teheran, deklaroi se Omani me lidershipin e Sulltan Kabus ka një pozitë të rëndësishme dhe luan një rol racional në rajon, prandaj pritet që ky vend të ndjekë me seriozitet disa çështje rajonale duke përfshirë edhe çështjen e Palestinës. Larixhani në këtë takim theksoi edhe zgjerimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimeve bilaterale. Nga ana e tij Khalid Al-Mawali, kryetari i Parlamentit të Omanit, në këtë takim uroi Republikën Islamike të Iranit për organizimin e suksesshëm të konferencës ndërkombëtare në mbështetje të Intifadës së Palestinës dhe u shpreh optimist për zgjerimin e marrëdhënieve bilaterale mes të dy vendeve. Vlen të theksohet se konferenca e gjashtë ndërkombëtare në mbështetje të Intifadës së Palestinës u zhvillua të martën dhe të mërkurën në Teheran me pjesëmarrjen e funksionarëve dhe personaliteteve politike nga 80 vende të botës.