Erakçi: Bota qëndron përkrah marrëveshjes bërthamore dhe kundër Amerikës
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i45650-erakçi_bota_qëndron_përkrah_marrëveshjes_bërthamore_dhe_kundër_amerikës
Zv/ministri i punëve të jashtme të Iranit të enjten në mbrëmje deklaroi se deri para marrëveshjes bërthamore, bota ishte kundër Iranit dhe përkrah Amerikës, mirëpo pas kësaj marrëveshje ndërkombëtare, të gjitha vendet e botës janë përkrah marrëveshjes bërthamore dhe kundër Amerikës.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shkurt 24, 2017 04:05 Europe/Tirane
  • Erakçi: Bota qëndron përkrah marrëveshjes bërthamore dhe kundër Amerikës

Zv/ministri i punëve të jashtme të Iranit të enjten në mbrëmje deklaroi se deri para marrëveshjes bërthamore, bota ishte kundër Iranit dhe përkrah Amerikës, mirëpo pas kësaj marrëveshje ndërkombëtare, të gjitha vendet e botës janë përkrah marrëveshjes bërthamore dhe kundër Amerikës.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Sejed Abas Erakçi, zv/ministri i punëve të jashtme të Iranit, shtoi se pozita e Republikës Islamike të Iranit në politikën e jashtme, ka pësuar shumë ndryshime pozitive deri në atë masë saqë Donald Trump, presidenti i Amerikës ka deklaruar se marrëveshja bërthamore me Iranin, është turpi më i madh i Uashingtonit. Para marrëveshjes bërthamore, programi paqësor atomik i Iranit në arenën ndërkombëtare ishte një program i ndaluar, por pas arritjes së kësaj marrëveshje pozita e Republikës Islamike të Iranit ka ndryshuar aq shumë saqë KS i OKB e ka quajtur Iranin garantues të sigurisë në rajonin e Lindjes së Mesme.