Jehona e fjalimit të liderit suprem rreth Izraelit në gazetat sioniste
Një gazetë sioniste ka shkruar se lideri i Iranit mbështet Intifadën e Palestinës për të zhdukur njollën kancerioze të Izraelit.
Gazeta e sioniste "Time Of Israel" të martën në lidhje me jehonën e fjalimit të liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit në konferencën ndërkombëtare në mbështetje ndaj Intifadës së Palestinës në Teheran, ka shkruar: "Lideri i Iranit në këtë konferencë e ka quajtur Izraelin "njollë kancerioze" dhe ka kërkuar mbështetjen e tij ndaj Intifadës së Kodsit për zhdukjen e regjimit sionist dhe deklaroi se Bashkësia Ndërkombëtare po ecën drejt përballjes me Izraelin. Në fjalimin e hapjes së konferencës së gjashtë ndërkombëtare në mbështetje të Intifadës së Palestinës në Teheran, Ajetullah Khamenei ka vlerësuar lartë rezistencën kundër politikave pushtuese dhe të pamëshirshme të regjimit sionist dhe ka deklaruar se ky pushtim i pamëshirshëm është lloji më i keq i padrejtësisë dhe dhunës kundër një populli që është parë deri më tani gjatë historisë". Sipas këtij burimi, lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit themeluesit e regjimit sionist i ka quajtur përgjigjes për krijimin e trazirave në rajonin e Lindjes së Mesme.