Irani partner i rëndësishëm i Zelandës së Re
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i45740-irani_partner_i_rëndësishëm_i_zelandës_së_re
Natak Gai, ministër i industrisë në Zelandën e Re, Republikën Islamike të Iranit e ka cilësuar një partner të rëndësishëm tregtar të vendit të tij dhe ka thënë se vizita e tre ministrave të Zelandës së Re në Teheran tregon për rëndësinë që ky vend i kushton marrëdhënieve me Republikën Islamike të Iranit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 25, 2017 02:52 Europe/Tirane
  • Irani partner i rëndësishëm i Zelandës së Re

Natak Gai, ministër i industrisë në Zelandën e Re, Republikën Islamike të Iranit e ka cilësuar një partner të rëndësishëm tregtar të vendit të tij dhe ka thënë se vizita e tre ministrave të Zelandës së Re në Teheran tregon për rëndësinë që ky vend i kushton marrëdhënieve me Republikën Islamike të Iranit.

Ministri i industrisë së Zelandës së Re është nisur drejt Teheranit për tu takuar dhe biseduar me funksionarët e lartë të Republikës Islamike të Iranit. Përpara vizitës në Teheran ai ka thënë se Republika Islamike e Iranit është një partner i rëndësishëm tregtar i Zelandës së Re dhe se për momentin ekzistojnë mundësi të shumta për zgjerimin e bashkëpunimit tregtar. Ministri i industrisë së Zelandës së Re, gjatë vizitës së tij në Iran shoqërohet nga drejtuesit e disa kompanive të rëndësishme të këtij vendi të cilët pritet të nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi me kompanitë iraniane.