Përpjekjet diplomatike të Iranit për t’i dhënë fund krizës në Siri
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i45822-përpjekjet_diplomatike_të_iranit_për_t’i_dhënë_fund_krizës_në_siri
Shefi i departamentit për çështjet e Afrikës dhe ato arabe në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Iranit vuri theksin në vazhdimin e përpjekjeve të Iranit për t’i dhënë fund krizës në Siri dhe tha: Vuajtjet dhe  vështirësitë e këtij vendi i konsiderojmë vuajtje dhe vështirësi tona dhe për këtë vazhdojmë përpjekjet për zgjidhjen e problemeve të popullit sirian.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Shkurt 26, 2017 03:36 Europe/Tirane
  • Përpjekjet diplomatike të Iranit për t’i dhënë fund krizës në Siri

Shefi i departamentit për çështjet e Afrikës dhe ato arabe në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Iranit vuri theksin në vazhdimin e përpjekjeve të Iranit për t’i dhënë fund krizës në Siri dhe tha: Vuajtjet dhe  vështirësitë e këtij vendi i konsiderojmë vuajtje dhe vështirësi tona dhe për këtë vazhdojmë përpjekjet për zgjidhjen e problemeve të popullit sirian.

Xhaberi Ansari, në takimin që pati dje me Husein Rageb Husein përfaqësues i rajonit Fua dhe Kaferia dhe zv/kryetar i komisionit për pajtimin kombëtar në parlamentin e Sirisë, foli mbi kontaktet diplomatike dhe politike të Iranit me palët e ndryshme rajonale dhe ndërkombëtare dhe tha se këto rajone janë në prioritet të këtyre kontakteve të Republikës Islamike të Iranit për zgjidhjen e krizës në Siri. Në këtë takim Husein Rageb Husein foli për mungesën e  theksuar të ushqimeve, medikamenteve dhe lëndës djegëse në rajonet Fua dhe Kaferia dhe shtoi se vetëm gjatë ditëve të kaluara në këto rajone kanë humbur jetën 12 persona për shkak të mungesës së ushqimit dhe medikamenteve. Deri më sot nga sulmet e grupeve terroriste më shumë se 2800 persona të këtyre qyteteve kanë humbur jetën, prej të cilëve 102 janë fëmijë. Ky depuet i parlamentit të Sirisë ka kërkuar nga organizatat e të drejtave të njeriut dhe sidomos nga OKB që tu vijnë në ndihmë banorëve në rajonet Kaferia dhe Fua dhe prej Republikës Islamike të Iranit kërkoi që të përdorë të gjithë mundësitë e saj për eliminimin e rrethimit të këtyre dy qyteteve.